Presidenti rus, Vladimir Putin, vizitoi zyrat e kompanisë informative televizive shumëgjuhëshe ruse, që transmeton në të gjithë botën, Russia Today dhe për më shumë se një orë komunikoi me gazetarët e kanalit.

Presidenti rus komentoi një sërë temash që janë në qarkullim javët e fundit.

Nuk mbeti jashtë vëmendjes edhe problemi i konfliktit sirian. Presidenti deklaroi se partnerët perëndimorë nuk kanë plane konkrete veprimi në lidhje me Sirinë, ndërsa Rusia nuk do të devijojë nga qëndrimi i saj parimor.

"Disa janë të mendimit se nëse i tërë rajoni “do të krihet me atë krehër që u pëlqen atyre”, atëherë atje do të mbizotërojnë paqja dhe rendi. Por nuk është aspak kështu", - deklaroi Putin.

Russia Today u bë kanali i parë televiziv i lajmeve në botë, i cili grumbulloi 1 miliard shikime në YouTube.