Shkencëtarët kanë përshkruar se çfarë pamje të jashtme do të ketë njeriu pas 100.000 vitesh. Sipas mendimit të ekspertëve, një ndikim të ndjeshëm në pamjen e jashtme të njerëzve do të ushtrojnë evolucioni, inxhinieria gjenetike dhe eksplorimi i hapësirës kozmike.

Balli i njeriut do të zgjerohet, pasi si rezultat i evolucionit truri do të rrisë përmasat e tij. Pas kolonizimit të Sistemit diellor dhe avancimit përtej kufijve të tij, për shkak të mungesës së dritës së Diellit, sytë e njeriut do të kenë madhësinë e një pjate filxhani, ndërsa lëkura do të jetë e pigmentuar për mbrojtjen nga rrezet ultravjollcë, qepallat e syve do të trashen, ndërsa vetullat do të jenë më të spikatura për shkak të forcës së ulët të gravitetit.

Përveç kësaj, prindërit do të kenë mundësi të “zgjedhin” pamjen e jashtme të fëmijëve të tyre.