Presidenti amerikan Barack Obama përdori idenë ruse të krijimit të "Frontit Popullor Mbarërus", shkruan gazeta "Izvestia".

Organizata amerikane quhet "Bashkimi për Veprim". Ajo u krijua 1 vit e gjysmë pas themelimit në Rusi të Frontit Popullor Mbarërus. Përveç emrit praktikisht nuk ka asnjë ndryshim midis tyre. Qëllimet dhe detyrat janë të njëjta: mbështetje për nismat konkrete legjislative në fusha të ndryshme. Kryesia e "Frontit Popullor Mbarërus" beson se kjo konfirmon perspektivën dhe nevojën për një model të këtillë të lidhjeve mes shoqërisë dhe qeverisë.

Fronti Popullor Mbarërus është një koalicion i organizatave social-politike, i krijuar me propozimin e Presidentit rus Vladimir Putin.