Në Sheshin Taksim në Stamboll, i cili për gati 2 javë ka qenë i mbushur plot me protestues, u rivendos qarkullimi rrugor, dhe nëpër të për herë të parë pas protestave filluan të qarkullojnë taksitë.

Në kampin me çadra të vendosur në Parkun "Gezi" pas pastrimit të mbrëmjes ka mbetur një numër i vogël protestuesish, sipas gjasave disa qindra vetë. Ndërkaq, numri i saktë i të lënduarve nuk është bërë i ditur ende.

Në shesh patrullojnë makinat e policisë të pajisura me topa uji.

Në të gjithë Turqinë për të 15-ën ditë radhazi po zhvillohen demonstrata antiqeveritare, të iniciuara në Stamboll që nga mitingu në mbrojtje të Parkut "Gezi".