Marshimi i autorizuar nga Bashkia e kryeqytetit rus nën moton "Për lirinë tonë dhe tuajën" filloi në qendër të Moskës. Aktiviteti në fjalë po zhvillohet pa miting.

Në marshim marrin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme politike ", RPR-PARNAS" (Partia Republikane e Rusisë), si dhe lëvizjet "Solidariteti", Fronti i Majtë, Organizata moskovite e Rinisë Komuniste si dhe anarkistët.

Aktualisht shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftoi se në këtë aktivitet janë mbledhur rreth 3.500 njerëz. Nga ana e vet, organizatorët e marshimit pohojnë se në marshim marrin pjesë jo më pak se 30.000 vetë.