Kolazhi me imazhet e Winnie-the-Pooh dhe mikut të tij Tigger, i cili u shfaq në bloget kineze, u fshi me kërkesë të censuruesve për shkak se blogeri vuri në dukje ngjashmërinë e dy personazheve kryesore të përrallës britanike me Presidentin e Kinës Xi Jinping dhe Presidentin amerikan Barack Obama.

Në kolazhin, që iu nënshtrua ndalimit, pranë kuadrit të filmit vizatimor Winnie-the-Pooh ishte postuar një foto e krerëve të dy shteteve gjatë një shëtitje në Samitin e paradokohshëm bilateral në Kaliforni. Pozat dhe shprehjet e fytyrave të tyre ngjajnë çuditërisht.

Barack Obama deri më tani nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me krahasimin e tij me tigrin qesharak të filmit multiplikativ.