Delegacioni i parë që mbërriti në kryeqytetin e Tartarstanit (Republikë e Federatës Ruse kjo) ishte ai nga qyteti i Gwangju (Koreja e Jugut) - vendi pritës i Universiadës së ardhshme verore të vitit 2015.

Mysafirët mbetën veçanërisht të impresionuar nga Qendra e Gjimnastikës - një nga 29 objektet sportive të ndërtuara për Lojrat Ndërkombëtare Studentore, ku nën një kupolë gjigande ndodhet salla kryesore e llogaritur për 4000 spektatorë, si dhe sallat sportive dhe palestrat me një sipërfaqe totale prej mbi 20.000 m ².

Qyteti i Gwangju gjithashtu ishte një ndër pretendentët e pritjes së Universiadës 2013, por humbi rivalitetin me qytetin rus të Kazanit.