Sulmuesi i ekipit të futbollit të Barcelonës dhe përfaqësueses kombëtare të Argjentinës, Lionel Messi, dhe i ati i tij Jorge, dyshohen për mospagimin e një shume taksash prej 5 milionë $ në thesarin spanjoll.

Siç njofton Prokuroria e Katalonjës, familja Messi nuk e ka paguar këtë shumë për periudhën kohore të viteve 2006-2009.

Në janar të këtij viti sulmuesi argjentinas për të katërtën herë me radhë u nderua me çmimin "Topi i Artë".

Lionel Messi u bë lojtari i parë në histori, i cili për katër vite rradhazi shpallet lojtari më i mirë i planetit.