Ushtria libaneze premton të kundërpërgjigjet menjëherë në rast sulmesh të reja mbi territorin libanez nga ana e Sirisë.

"Njësitë e ushtrisë të dislokuara në rajon kanë marrë masat e nevojshme mbrojtëse për t'u kundërpërgjigjur menjëherë në rast të ndonjë shkeljeje të tillë", - thuhet në një komunikatë të komandës ushtarake të vendit.

Më parë organet libaneze të sigurisë njoftuan se një helikopter sirian bombardoi qytetin kufitar me Sirinë Arsal. Raketa ka rënë në një nga sheshet e qytetit. Si rezultat janë lënduar disa persona.