Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, njoftoi se ditën e dielë ka ndërmend të zhvillojë një takim në Londër me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Tema kryesore e bisedimeve të tyre do të jetë situata në Siri.

"Ne duhet ta shfrytëzojmë “G-8” me qëllim që të përpiqemi të ushtrojmë presion mbi të gjitha palët e konfliktit sirian për hir të zhvillimit të konferencës së paqes dhe krijimit të qeverisë kalimtare", - tha David Cameron gjatë fjalës së marrë në Dhomën e Komunave.

Samiti i liderëve të vendeve të "G-8" do të mbahet më 17-18 qershor në qytetin Enniskillen të Irlandës së Veriut nën kryesinë e Britanisë së Madhe.