Një helikopter ushtarak i trupave qeveritare të Sirisë ka lëshuar tre raketa në drejtim të qytetit Arsal në lindje të Libanit, njofton gazeta libaneze "Daily Star".

Sulmi ajror u parapri nga dhënia e goditjeve me armë artilerike mbi qytetin libanez, vihet në dukje në njoftim. Mbi viktima të bombardimeve nuk ka akoma asnjë njoftim.

Ky nuk është sulmi i parë që ndërmerret prej trupave qeveritare siriane mbi qytetin Arsal - në fillim të qershorit një helikopter i Forcave Ushtarake Ajrore të Sirisë ka hedhur katër raketa në drejtim të qytetit dhe rrethinave të tij.

Sipas informacionit të botimit "Daily Star", banorët e qytetit Arsal janë në opozitë me regjimin e Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad.