Çiklisti i ekipit rus "Katjusha", Aleksandër Kristoff, zuri vendin e 5-të në fazën e katërt të garës shumëditore çiklistike të turit botëror "Tour de Suisse", i cili u zhvillua mes qyteteve të Innertkirchen dhe atij të Buochs, duke arritur distancën 161 km.

Faza përfundoi me një sprint masiv, fitoren në të cilin e arriti francezi Arnaud Demare i ekipit FDJ.

Në fund të fazës së 4-t në krye të renditjes së përgjithshme vazhdon të mbetet zvicerani Mathias Frank i ekipit BMC.