Avionët luftakë rusë nuk e kanë shkelur hapësirën ajrore të Finlandës, njoftoi Kreu i shërbimit për shtyp të Qarkut Perëndimor Ushtarak të Federatës Ruse, Vladimir Drobishevskij.

"Për çdo fluturim të çfarëdolloj avioni të Forcave Ushtarake Ajrore ruse ka materiale të kontrollit objektiv, të cilat konfirmojnë se nuk ka patur shkelje të hapësirës ajrore të Finlandës", - theksoi Drobishevskij.

Më parë Ministria finlandeze e Mbrojtjes njoftoi se gjuajtësit e Forcave Ushtarake Ajrore finlandeze u ngritën në ajër pas alarmit të shkeljes së supopzuar të hapësirës së tyre ajrore nga avionët ushtarakë të Federatës Ruse.