Për herë të parë që nga viti 2005 shumica e amerikanëve e vlerësojnë pozitivisht presidencën e George W. Bush, i cili ka qenë në pushtet në periudhën e viteve 2001-2009, njoftohet në faqen e Internetit të Institutit Amerikan të Opinionit Publik Gallup, i cili ka kryer një sondazh.

Rezultatet e sondazhit të zhvilluar në fillim të qershorit të vitit 2013 treguan se 49% e qytetarëve amerikanë e vlerësojnë pozitivisht presidencën e George W. Bush, kurse 46% e amerikanëve - negativisht.

Gjatë mandatit presidencial të George W. Bush ndodhën ngjarje të tilla tronditëse si 11 shtatori i vitit 2001, pushtimi i Irakut dhe fillimi i krizës financiare.