Zv. Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, deklaroi sot se Irani ka tashmë 3 muaj që po zhvillon negociata me Moskën mbi furnizimin me sistemet e mbrojtjes kundërajrore "Tor" në vend të komplekseve raketore "S-300" (russ. "C-300").

Një ditë më parë Ambasadori iranian në Moskë, Seyed Mahmoud-Reza Sajjadi, deklaroi se "Tor" nuk është i përshtatshëm për sistemin e avancuar mbrojtjes të zhvilluar nga Teherani.

"Ne kemi zhvilluar një sistem të veçantë për mbrojtjen e vendit tonë dhe bazuar në sistemin në fjalë kompleksi i propozuar raketor i mbrojtjes kundërajrore "Tor" nuk do të mund të kryente funksionet e sistemeve raketore "S-300", - tha ai.