Si rezultat i shembjës së një ndërtese banimi në qytetin indian Mumbai humbën jetën 5 persona, ndërkohë që 7 të tjerë u lënduan. Me sa duket nën rrënoja kanë mbetur ende disa njerëz të gjallë, midis të cilëve edhe fëmijë. Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.

Godina 5-katëshe u shemb në rajonin qendror të Mumbai të hënën në mbrëmje. Shkaqet e vërteta të shembjes nuk dihen ende. Konstruksioni mund të jetë dobësuar nga punimet e ndërtimit, të cilat po zhvilloheshin në bodrumin e ndërtesës. Incidentin e kanë favorizuar edhe shirat e rrëmbyer dhe të dendur që nuk po pushojnë në Mumbai që nga dita e dielë.