Opozita siriane në Qusair ka përdorur artilerinë dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore, deklaroi në një intervistë për kanalin televiziv amerikan CBS Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

"Njerëzit, të cilët luftojnë kundër ushtrisë siriane, janë të armatosur shumë mirë. Në situatën e krijuar në Qusair të dyja palët kanë përdorur armatimet e rënda. Opozita ka vënë në përdorim artilerinë dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore", - tha Sergei Lavrov.

Ministri deklaroi gjithashtu se dallime në qasjen strategjike ndaj situatës në Siri Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë.