Ish-Zv. Presidenti iranian, Mohammad Reza Aref, tërhoqi kandidaturën e vet nga zgjedhjet presidenciale. Ai ishte kandidati i fundit reformist në garën paraelektorale.

Aref tha se vendimin në fjalë e ka marrë i ndikuar nga ish-Presidenti iranian Mohammad Khatami, me të cilin ai ka marrëdhënie shumë miqësore.

"Unë u takova me Mohammad Khatami dhe arrita në konkluzionin se pjesëmarrja ime në zgjedhjet presidenciale nuk do të jetë e dobishme për reformën gjithpërfshirëse", - tha Aref, i cili ka përjetuar presionin në rritje nga reformistët e tjerë, të cilët besojnë se dorëheqja e tij do të rrisë shanset e kandidatit të moderuar Hassan Rowhani për fitore.

Në momentet aktuale në garën presidenciale kanë mbetur 6 kandidatë.