Në Moskë, pranë godinës së Dumës Shtetërore, ndodhën disa përleshje midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të projektligjit mbi ndalimin "e propogandimit të marrëdhënieve seksuale jotradicionale", të cilin parlamentarët po e diskutojnë sot.

Një grup i vogël kundërshtarësh të projektligjit u ndodh i rrethuar nga një turmë e madhe e mbështetësve të ligjit. Shumë shpejt pas kësaj shpërtheu një grindje, e cila u arrit të ndalohej vetëm me ndërhyrjen e policisë. Ka të arrestuar nga të dyja palët.

Rreth godinës së Dumës Shtetërore u mblodhën më shumë mbështetës se sa kundërshtarë të ligjit. Disa prej tyre erdhën me bluza me mbishkrim "orthodhoksi ose vdekje".

Gjatë diskutimit të ligjit mbi ndalimin e propogandës homoseksuale deputetët e mbështetën dokumentin. Votimi final për të do të mbahet sot në mbrëmje.