Edward Snowden, ish-bashkëpunëtori i CIA-s që organizoi një seri rrjedhjesh informacioni të klasifikuar në lidhje me aktivitetet survejuese të shërbimit amerikan të zbulimit, u zhduk nga hoteli në Hong Kong ku ishte akomoduar më parë. Tashmë vendndodhja e tij mbetet e panjohur. Megjithatë, supozohet se ai gjendet akoma në Hong Kong.

Më parë ai deklaroi se është i detyruar të ndihmojë njerëzit që të çlirohen nga shtypja. Sipas fjalëve të Edward Snowden, ai pret që pas deklaratave të bëra publike prej tij autoritetet amerikane të përpiqen ta ndëshkojnë atë.

Duke u bazuar në informacionin e marrë nga Edward Snowden, botimet “The Guardian” dhe “The Washington Post” javën e kaluar njoftuan se shërbimet amerikane të zbulimit kenë fituar aksesin në të dhënat e miliona thirrjeve telefonike si dhe në serverat e kompanive më të mëdha të Internetit.