Një punonjës i metrosë së Moskës në momentin kur po dilte nga treni, pas mbarimit të turnit, preku pa dashje një element që përcillte energji elektrike dhe gjeti vdekjen, njoftoi zëdhënësi i policisë së Moskës.

Sipas fjalëve të tij, incidenti ndodhi më 9 qershor në vendqëndrimin e trenave të metrosë në stacionin "Orehovo".

Më 5 qershor në metronë e Moskës ra zjarr, si pasojë e të cilit u lënduan 89 persona, 27 prej tyre u shtruan në spital. Sot pezullimi i punës në metronë e Moskës shkaktoi hospitalizimin e 6 personave.