Në Poloni u arrestuan 21 persona për zotërim dhe shpërndarje të materialeve pornografike me fëmijë, njoftoi të martën shërbimi për shtyp i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Policët polakë, me ndihmën e kolegëve të tyre nga Gjermania, arritën të zbulojnë një rrjet kompjuterik përmes të cilit kriminelët këmbenin foto dhe video.

Hetuesit polakë zbuluan 26 përdorues nëpërmjet IP-adresave, të cilët jetojnë në 11 krahina të ndryshme. Disa persona e kanë pranuar tashmë fajësinë e tyre për posedim të materialeve pornografike me të mitur. Për këtë ata mund të përballen me rreth 8 vjet burg. Njëri prej tyre u akuzua për ngacmim seksual ndaj të miturve dhe u arrestua. Të tjerët u liruan me kusht.