Më 11 qershor punonjësit e shërbimeve të kontrollit të trafikut ajror në Francë filluan një grevë 3-ditore për të protestuar kundër planeve të BE-së për liberalizimin e aviacionit civil dhe organizimin e një sistemi të unifikuar të kontrollit të trafikut ajror. Për shkak të protestave në aeroportet franceze janë anuluar rreth 1.800 fluturime.

Më 12 qershor grevës së kontrollorëve francezë të trafikut ajror kanë ndërmend t’i bashkohen edhe kolegët e tyre nga vendet e tjera të BE-së.

Sipas planit të Komisionit Europian, rregullimi i trafikut ajror në BE duhet të jetë i centralizuar. Sindikatat franceze, të cilat bashkojnë punonjësit e sferës së aviacionit, i quajnë masat e propozuara nga BE-ja shkelje të sovranitetit kombëtar.