Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë po shqyrton çështjen e përputhshmërisë së planit të Bankës Qendrore Evropiane për shpëtimin e euros me legjislacionin gjerman.

Në veçanti bëhet fjalë për Marrëveshjen fiskale europiane dhe krijimin e Mekanizmit Europian të Stabilitetit, ku Gjermania është kontribuesja kryesore financiare.

Bundesbank kundërshton programin e blerjeve të pakufizuara të obligacioneve qeveritare të vendeve problematike të zonës së euros në rast domosdoshmërie, duke këmbëngulur se vetëm qeveria në Berlin mund të vendosë se si të përdoren paratë e taksapaguesve gjermanë.

Më parë gjykata e nivelit më të ulët e cilësoi planin e shpëtimit të euros në përputhje të plotë me kushtetutën gjermane.