11 persona u drejtuan për ndihmë mjekësore pasi në një nga linjat e metrosë së Moskës mëngjesin e të martës ndaloi përkohësisht lëvizja.

6 persona janë hospitalizuar. Diagnozat e të lënduarve - reagime nevrastenike dhe kriza hipertensive të shkaktuara nga qëndrimi në një hapësirë të mbyllur për një kohë të gjatë.

Treni i mbushur plot e përplot me njerëz qëndroi për gati një orë në tunel. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, në vagona të zihej fryma dhe disa njerëz filloi t’i pushtojë paniku. Kur treni mbërriti në stacion, pasagjerët iu nënshtruan shtypjes së fortë që vinte nga njerëzit e shumtë, të cilët dëshironin të dilnin sa më shpejt në platformë.

Udhëheqja e metrosë deklaroi se lëvizja u ndërpre për shkak të një difekti teknik të mekanizmave të trenit.