Vullkani Shiveluç, i cili u aktivizua në Kamçatkë, volli 3 shtylla gazi me hi, lartësia e më të madhit prej tyre arriti treguesin 9 km mbi nivelin e detit. Në mal brenda 24 orëve janë regjistruar 148 tërmete lokale, nga shpatet e tij vërehen rrëshqitje masive gurësh e dheu.

Vullkanit Shiveluç i është dhënë një nga kodet më të lartë të rrezikshmërisë për aviacionin - ai portokalli. Megjithatë, aktualisht Shiveluç nuk përbën kërcënim për vendbanimet e rajonit. Rënie të hirit nuk janë regjistruar.