Presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, respektivisht Vladimir Putin dhe Barack Obama, do të diskutojnë çështjet e bashkëpunimit të shërbimeve të zbulimit të dy vendeve në fushën e luftës kundër terrorizmit në takimin e ardhshëm në qytetin verior irlandez, Loch Eirne, në kuadër të Samitit të "G-8", njoftoi Ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul.

"Dy javë më parë unë isha në Shërbimin Federal të Sigurimit të Rusisë (SHFS), ku u diskutuan çështjet e bashkëpunimit. Puna e FBI-së me SHFS-në tani do të përshpejtohet (përmirësohet) deri në nivelin e nevojshëm. Në Boston ndodhi një tragjedi e tmerrshme. Presidentët tanë do të takohen pas një jave e gjysëm. Dhe kjo do të jetë, ndoshta, tema e parë rreth së cilës ata do të diskutojnë. Dhe kjo është gjë e mirë",- tha Michael McFaul.

0Samiti i “G-8” do të mbahet më 17-18 qershor në Irlandë.