Përfaqësuesit e Koreve të Veriut dhe të Jugut ranë dakord të zhvillojnë bisedime në nivelin më të lartë qeveritar - për herë të parë që nga viti 2007.

Marrëveshja për këtë u arrit të dielën e kaluar gjatë takimit të parë për më shumë se dy vjet midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut në nivel zyrtar, të mbajtur në fshatin kufitar Panmunjom.

0Seuli zyrtar njoftoi se takimi shkoi mirë “pa asnjë debat". Analistët e quajnë takimin në Panmunjom dëshmi të uljes graduale të tensionit në marrëdhëniet mes dy vendeve.