Rryma e fuqishme e ujit çau digën në lumin Elba, pranë qytetit të Magdeburgut në pjesën lindore të Gjermanisë. Mijëra banorë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Të dielën niveli i ujit në lumin Elba arriti deri në 7 metra e 44 cm. Ky nivel uji është 4 herë më i lartë se i zakonshmi. Për shkak të kërcënimit të përmbytjeve janë evakuuar 23.000 banorë. Furnizimi me energji elektrike i qytetit është ndërprerë. Pika kulminante e përmbytjeve në Gjermani pritet javën e ardhshme.

Autoritetet po hetojnë një letër anonime të dyshimtë, e cila përmban kërcënime lidhur me hedhjen në erë të disa digave. Motivet e kriminelëve janë të paqarta, por kërcënimi nga ana e tyre është mjaft serioz megjithatë.