Si rezultat i shirave të dendur që ranë të dielën, që sapo kaloi, në Ardennes në juglindje të Belgjikës janë përmbytur disa qendra banimi. Pranë qytetit Verviers u pezullua qarkullimi automobilistik në disa autostrada të përmbytura nga uji.

Zjarrfikësit, të cilët në Belgjikë kryejnë funksionet më të gjera të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të shpëtimit, kanë marrë me dhjetëra telefonata në lidhje me rënien e pemëve ose me hedhjen në rrugë të gurëve nga rrjedha e tërbuar e ujit.

0Parashikimi i moti në lindje të vendit, në afërsi të kufirit me Gjermaninë, mbetet tejet zhgënjyes. Autoritetet kanë paralajmëruar për kërcënimin e rrëshqitjeve serioze të dheut.