Militantët e lëvizjes "Taleban" organizuan një sulm në zonën pranë aeroportit kryesor ndërkombëtar të Kabulit. Të gjitha fluturimet u anuluan.

Sipas të dhënave të policisë afgane, një grup militantësh zuri një godinë në ndërtim e sipër pranë bazës ushtarake të Forcave të Armatosura afgane, e cila ndodhet pranë aeroportit.

Forcat speciale të policisë i rrethuan shpejt talebanët dhe pas një beteje të ashpër me ta arritën të marrin nën kontroll ndërtesën.