Gjigandët e tregut botëror të këpucëve sportive Nike dhe Adidas njoftuan për kalimin në teknologjinë e printimit 3D për krijimin e modeleve të reja të këpucëve për futboll dhe të atleteve.

Teknologjia e printimit 3D mundëson krijimin e objekteve nga çfarëdolloj materiali mbi bazën e një modeli tredimensional.

Para së gjithash, Nike dhe Adidas do të krijojnë bazuar në printimin 3D thembra këpucësh, të cilat janë elementi më i rëndësishëm i atleteve bashkëkohore.

"Teknologjia më e fundit na lejon të shkurtojmë afatin kohor të prodhimin të një prototipi nga 4-6 javë deri në 1-2 ditë, - deklaroi një përfaqësues i Adidas. - Nëse më parë me këtë punë merreshin 12 persona, nga këtej e tutje do të nevojiten vetëm dy vetë".