Një automjet i tipit Jeep me 7 turistë të huaj ra në një humnerë 25 metra të thellë në provincën turke Antalia gjatë ekskursionit "Jeep Safari". Sipas të dhënave paraprake, shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin. Ka humbur jetën gjatë këtij aksidenti një shtetase nga Kazakistani.

0Incidenti ndodhi më 7 qershor, por ai u bë publik vetëm sot. Shoferi i automjetit Jeep dhe turistët e tjerë - një qytetare ruse, dy qytetarë nga Kazakistani dhe tre shtetas gjermanë janë hospitalizuar. Aktualisht gjendja e të lënduarve vlerësohet si e kënaqshme.