Në veriperëndim të Pakistanit të hënën në mëngjes u sulmua një autokolonë furnizuese, e cila po transportonte karburant për trupat e NATO-s në Afganistan. Kanë humbur jetën të paktën 3 shoferë, janë djegur 3 cisterna karburanti. Dy shoferët e tjerë janë plagosur rëndë.

Ushtarakët pakistanezë, të cilët shoqëronin autokolonën, hynë në betejë të ashpër me ekstremistët. Mbi humbjet në mesin e sulmuesve për momentin nuk ka asnjë njoftim. Deri tani askush nuk e ka marrë mbi vete përgjegjësinë për sulmin mbi autokolonën.