Ish-Kryeministri i Holandës, Ruud Lubers, konfirmoi zërat që qarkullojnë rreth faktit se në territorin e vendit ruhen armë bërthamore.

Lubbers tha se 22 mbushje bërthamore janë të vendosura në depot e bazës ushtarake ajrore Volkel. Siç shtoi politikani, ai beson se prania e tyre atje është krejtësisht e pakuptimtë.

Thashethemet rreth faktit se në Holandë ruhen mbushje bërthamore amerikane kanë qarkulluar për dekada të tëra me radhë, por Lubbers u bë politikani i parë i rangut më të lartë që deklaroi hapur për këtë.

Zëdhënësi i Forcave Ushtarake Ajrore të Holandës deklaroi se Lubbers ka shkelur marrëveshjen për mosdiskutimin publik të kësaj teme.