Në Gjermani islamistët radikalë kanë sulmuar gazetarët e kanalit televiziv ARD. Incidenti ndodhi të premten në qytetin e Offenbach. Informacioni në lidhje me këtë incident u bë publik vetëm tani.

Një grup myslimanësh sulmuan një korrespondent, një operator dhe asistentin e tij, kur këta të fundit po qëndronin pranë xhamisë "Tauheed" në qendër të Offenbach-ut duke pritur imamin, me të cilin kishin rënë dakord për një intervistë. Më shumë nga të gjithë anëtarët e tjerë të grupit të xhirimit u lëndua operatori, i cili u hospitalizua me një traumë serioze në kokë.

Gazetarët kishin ndërmend të xhironin një dokumentar mbi një grup besimtarësh të xhamisë, të cilët, sipas të dhënave të tyre, po përgatiteshin për t'u nisur drejt Sirisë për të luftuar përkrah rebelëve opozitarë.