Presidenti francez, François Hollande, gjatë vizitës së tij zyrtare në Japoni deklaroi se kriza në eurozonë ka përfunduar tashmë.

Deklarata e tij bie në kundërshtim me gjendjen reale të punëve në Evropë, pasi recesioni dhe niveli i lartë i papunësisë vazhdojnë të jenë një problem serioz për shumicën e vendeve të eurozonës.

Kreu i qeverisë së vendit me ekonominë më të zhvilluar të eurozonës - Gjermanisë - bëri thirrje sot për të vazhduar shkurtimin e shpenzimeve qeveritare. Sipas fjalëve të Angela Merkel, përveç disiplinës buxhetore, Europa ka nevojë gjithashtu edhe për reforma në tregun e punës.