0Fregatat e projektit në fjalë janë të dizajnuara për kërkimin dhe shkatërrimin e nëndetëseve, për garantimin e mbrojtjes antisubmarinë dhe kundërpërgjigjen ndaj sulmeve të ndërmarra nga ajri. Distanca e lundrimit autonom të fregatës "Trikand" është 5.000 milje detare. Në vitin 2012 Indisë iu dërguan dy fregata - "Tag" ("Shpata") dhe "Tarkash" ("Këllëf special për mbajtjen e shigjetave"). Ndërsa numri i përgjithshëm i fregatave të Projektit 11356, të ndërtuara në Rusi për Indinë, duke marrë parasysh edhe "Trikand", përbën tashmë gjashtë syresh.

Në këtë mënyrë bashkëpunimi tekniko-ushtarak mes Rusisë dhe Indisë në segmentin e armatimeve për marinën ushtarake rezulton në zhvillim të suksesshëm, vë në dukje ish-Komandanti i Flotës së Detit të Zi të Rusisë, admirali Igor Kasatonov:

- Ky bashkëpunim ka një traditë shumë kohëgjatë, ai ka ardhur duke u zhvilluar vazhdimisht për më shumë se 40 vjet. Që prej 20 e ca vjetësh po zhvillohet me sukses ndërveprimi i flotave ushtarake detare të dy vendeve. Dhe cilësia e pajisjeve ruse është mëse e mjaftueshme për të kënaqur nevojat e Indisë. Ky vend ka deklaruar tashmë që prej kohësh mbi veten si një fuqi e madhe detare dhe zotëron në arsenalin e vet të gjitha klasat e anijeve të mundshme, të cilat janë kryesisht anije ruse.

Flota Ushtarake Detare indiane është një nga blerëset kryesore të prodhimeve ushtarake ruse. Interesi në rritje i këtij vendi për anijet e kësaj klase, si fregatat, nuk është aspak i rastësishëm, thekson Igor Kasatonov:

- Kjo janë anije me të vërtetë universale. Në momentet aktuale fregatat janë më të popullarizuara, më të kërkuara për vetë faktin se mund të zgjidhin disa detyra, janë multifunksionale, pra. Ato mund të përdoren për qëllime ushtarake dhe për qëllime paqësore, të tilla si lufta kundër piraterisë, demonstrimi i flamurit.

0Fregatat "Tag", "Tarkash" dhe "Trikand" janë të armatosura me komplekset raketore supersonike “BrahMos” të zhvillimit të përbashkët ruso-indian. Raketa “BrahMos” ka një potencial të madh modernizimi, thekson eksperti. Pikërisht prania e sistemeve moderne raketore është një faktor vendimtar në luftërat bashkëkohore, duke përfshirë edhe luftërat në det.