Më 12 qershor të vitit 2013 në Paris, në Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, do të zhvillohet prezantimi i aplikimit të Ekaterinburgut për të drejtën e pritjes së Ekspozitës Ndërkombëtare Expo 2020.

Delegacionin rus në Asamble do ta kryesojë Zëvendëskryeministri i Federatës Ruse, Kryetari i Komitetit Organizativ për përgatitjen e zhvillimit të Expo 2020 në Ekaterinburg, Arkadi Dvorkoviç. Ai do të mbajë një fjalim, në të cilin do të parashtrojë përparësitë e Rusisë dhe Ekaterinburgut si kandidat për pritjen e Ekspozitës Universale.

Votimi për përzgjedhjen e qytetit, në të cilin do të zhvillohet Ekspozita në vitin 2020, do të mbahet në nëntor të vitit 2013.