Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi pjesëmarrësit e demonstratave antiqeveritare se ata do të duhet të paguajnë një çmim të lartë për protestat e tyre.

Më shumë se 10.000 njerëz mbushën të dielën Sheshin Taksim në qendër të Stambollit, ku që prej 10 ditëve po zhvillohen demonstrata masive.

Të dielën Erdogan mbajti tre fjalime. Ai deklaroi se edhe durimi i tij ka një kufi dhe i quajti protestuesit grabitës, të cilët, sipas fjalëve të tij, mbollën terrorin në vend.