0Nga Bashkimi Sovjetik (BRSS) dhe Rusia për një periudhë 50 vjeçare në kozmos kanë qenë tre femra: Valentina Tereshkova në vitin 1963, mbas 19 vjetësh - Svetllana Savitckaja dhe pas 12 vjetësh të tjerë Elena Kondakova. Fluturimi i secilës prej tyre ishte një hap progresiv grandioz, zbulim i madh dhe vepër e vërtetë heroike, tha në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" akademiku i Akademisë ruse të Kozmonautikës me emër të K.E. Ciollkovski-t, Igor Marinin:

- Fluturimi i parë i Valentina Tereshkova-s ishte një eksperiment, i cili kishte për qëllim të studionte se si do të sillej organizmi i femrës në kushtet e gravitetit zero, dhe nëse është e aftë gruaja të drejtojë jo më keq se burrat anijen kozmike dhe të kryejë ndofarë detyrash. Eksperimenti tregoi qartë se fluturimet në hapësirë janë punë fort e rëndë, për meshkuj. Dhe se gratë në këto kushte e kanë shumë të vështirë ekzistencën. Në vitin 1980 trajnimi tregoi se kozmosi edhe me kalimin e 20 vjetëve, pas fluturimit të Juri Gagarinit, mbetet punë e rëndë, për burra. Prandaj jo çdo grua është e përshtatshme për fluturime të vështira, të ashpra e sfiduese në hapësirë. U gjet vetëm një e tillë e aftë për të suportuar ngarkesa të jashtëzakonshme - Svetllana Savickaja. Ajo kreu fluturimin kozmik, duke parakaluar astronauten amerikane Sally Wright, e cila fluturoi tashmë në kozmos me anije kozmike (shuttle). Në fluturimin e dytë ajo u bë femra e parë që doli për punë në kozmos të hapur. Ky përsëri qe një fluturim rekord. Kozmonautja e radhës, Elena Kondakova, realizoi fluturimin e parë kohëgjatë.

Në vitet 1960 dhe 1980 kanë ekzistuar plane për ta bërë masive kozmonautikën me përfshirjen e femrave. Në Qendrën “Yjore” (russ. “Звездном”) - Qendra e Trajnimit të Kozmonautëve në periferitë e Moskës - kanë jetuar, punuar dhe janë trajnuar njësi të tëra femrash kozmonaute. Fillimisht kriteret e përzgjedhjes së tyre ishin shumë të rrepta: mosha deri në 30 vjeç, gjatësia trupore 170 cm, pesha deri në 70 kg dhe patjetër zotërimi i ndonjë kategorie në sportin e parashutimit. Pas zgjedhjes së kandidateve në përbërjen e njësisë për to fillonin muaj të gjatë trajnimi të vështirë.

Me kalimin e kohës kriteret u bënë më të buta. Gjëja më kryesore ishte që pretendentja të ishte e shëndetshme dhe e dobishme në orbitë: të qe mjeke ose inxhiniere. Por motivimi mbetej megjithatë ai i mëparshëm: romantika dhe dëshira e zjarrtë për të qenë pioniere në eksplorimin e kozmosit.

0Kozmonaute e radhës mund të bëhet Elena Serova. Misioni i saj për fluturimin në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS) është planifikuar për në vjeshtë të vitit 2014. Për këtë fluturim ajo po përgatitet tashmë që prej 7 vitesh. Bashkëshorti i Elenës është gjithashtu kozmonaut. Ata shpresojnë që ndonjë ditë të bukur të nisen së bashku në orbitë. Ky do të jetë hapi i parë drejt eksplorimit të planeteve të tjerë - në fluturimet kohëgjata, ka shumë të ngjarë, që të dërgohen me familje të tëra (kozmonautësh e astronautësh).