Të premten Duma e Moskës caktoi 8 shtatorin si datën e zgjedhjeve të parakohshme të drejtpërdrejta të kryebashkiakut të kryeqytetit.

Pro këtij vendimi votuan 26 nga 28 deputetët e pranishëm në mbledhjen e jashtëzakonshme.

Të mërkurën Presidenti rus Vladimir Putin pranoi dorëheqjen e Kryetarit të bashkisë së Moskës, Sergei Sobianin, dhe i delegoi atij kryerjen e detyrës së kryebashkiakut deri në momentin e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme.