Në kozmos duhet të fluturojnë profesionistë dhe jo udhëtarë që blejnë paketa turistike. Ky është opinioni i shprehur sot gjatë një konference për shtyp në Qytezën Yjore në periferitë e Moskës nga femra e parë kozmonaute në botë, Valentina Tereshkova.

Ajo theksoi se megjithëse fluturimi i parë është realizuar që shumë kohë më parë dhe tashmë janë arritur shumë gjëra në fushën e kozmonautikës, "ende mjaft aspekte nuk janë studiuar aq sa duhet".

Dje pronari i Virgin Group, Richard Branson, njoftoi se në përbërje të misionit Virgin Galactic do të përfshihet edhe këngëtari Justin Bieber. Për udhëtimin e ardhshëm në kozmos Bieber ka depozituar tashmë shumën prej 250.000 $.