Forcat e Ushtarake Detare të Norvegjisë zhvilluan testet e një rakete të re antianije, gjatë të cilave hodhën në erë në sy të publikut të gjerë një fregatë të vjetër.

Raketa antianije NSM (Naval Strike Missile) e goditi me sukses objektivin, i cili në këtë rast ishte fregata "Trondheim" e prodhuar në vitin 1964 me një zhvendosje të ujit prej 1950 ton. Ajo u hoq nga radhët e armatimeve në vitin 2006 dhe u dërgua për çmontim, por në vend të kësaj ushtarakët e konvertuan anijen në një objektiv lundrues. Lëshimi i raketës u realizua nga anija raketore e tipit "Skjold".