Një grup hulumtuesish botoi në revistën “Science” rezultatet e një studimi të kohëve të fundit: shkencëtarët monitoruan një kometë, kur ajo po fluturonte në drejtim të Diellit në vitin 2011 me ndihmën e tre teleskopëve të vendosur në kozmos.

Duke monitoruar afrimin e këtyre trupave qiellorë, shkencëtarët shpresojnë të marrin më shumë informacion në lidhje me fushën magnetike të Diellit dhe të mësojnë se si të parashikojnë motin kozmik.