Rusia dhe SHBA-ja në ditët e ardhshme do të zhvillojnë konsultime në nivel të Këshillave Kombëtarë të Sigurisë rreth çështjes së armëve kimike në Siri, njoftoi gazetarët Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mihaill Bogdanov.

"Unë mendoj se konsultimet mund të mbahen në ditët në vazhdim", - tha ai, duke vënë në dukje se të dyja palët janë "në kontakt të vazhdueshëm dhe zhvillojnë konsultime nëpërmjet linjës së Këshillave të Sigurisë".

"Të tilla konsultime ne kemi zhvilluar dhe do të vazhdojmë të zhvillojmë jo vetëm me partnerët tanë amerikanë, por edhe me partnerët izraelitë", - tha diplomati i lartë rus.