Sistemet amerikane të mbrojtjes antiraket nuk mund t’i kundërvihen raketës së re balistike ndërkontinentale ruse, testi i lëshimit të së cilës u krye me sukses një ditë më parë, deklaroi Zv. Kryeministri rus Dimitri Rogozin.

"Ne testuam me sukses raketën balistike ndërkontinentale, të cilën unë e quaj "vrasësja e sistemit të mbrojtjes antiraket". As pajisjet aktuale, as mjetet e ardhshme amerikane të mbrojtës antiraket nuk do të jenë në gjendje të ndalojnë këtë raketë të godasë në shënjestër", - theksoi Zv. Kryeministri rus.