Presidenti rus Vladimir Putin për herë të parë përdori pistën e helikopterëve në Kremlin, njoftoi Sekretari për shtyp i Presidentit, Dimitri Peskov.

Të premten Kryetari i shtetit kreu fluturimin e parë me helikopter nga rezidenca qendrore e tij, ku ai mbajti një takim me Zëvendëskryeministrat për dekretet e muajit maj si dhe u takua me eprorët e lartë të forcave të sigurisë.