Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një urdhëresë që autorizon demonstrimin e gjuajtësit multifunksional rus "Su-35S" (russ. "Су-35С") në Sallonin Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës në Le Bourget (Francë).

"Të lejohet ekspozimi dhe demonstrimi në veprim në Sallonin Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës “Paris Air Show - 2013”, i cili do të zhvillohet nga data 17-23 qershor të vitit 2013 në Paris (Francë), i gjuajtësit multifunksional super të manovrueshëm "Su-35" me kusht të performancës së informacionit mbi karakteristikat e së tij, çka do të shërbejë si një kartëvizitë reklamuese për "Su-35", - thuhet në urdhëresën e firmosur nga Presidenti rus.