0Mbi pozitën e gjeneralëve dhe interpretimin e ngjarjeve në Stamboll, nga këndvështrimi i ushtrisë, Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" i tregoi ish-Shefi i Departamentit të Sigurisë Ndërkombëtare të Shtabit të Përgjithshëm turk, Gjenerali i brigadës në pension

Haldun Solmaztürk

0:

“Zëri i Rusisë”: Anëtarët e grupit Solidariteti me Platformën Taksim, që përfaqësojnë interesat e protestuesve në Stamboll, u takuan në Ankara me përfaqësuesit e partisë në pushtet dhe u dorëzuan atyre listën e kërkesave të veta. Po sa të ngjarë ka që të përmbushen këto kërkesa, duke pasur parasysh tonin e vendosur intolerant të deklaratave të Rexhep Tajip Erdogan?

Haldun Solmaztürk: Këto kërkesa janë me të vërtetë në kundërshtim të plotë me deklaratat e bëra nga Kryeministri. Por, megjithatë, qeveria mund të bëjë disa lëshime. Mu në prag të nisjes së vet me një turne nëpër vendet e Afrikës Kryeministri Erdogan doli me një deklaratë të fortë. Por sapo ai u largua nga Turqia, Zëvendëskryeministri Bulent Arinç zhvilloi një takim me Presidentin, mblodhi urgjentisht Kabinetin e Ministrave dhe doli me deklarata krejtësisht të kundërta publike, duke zgjedhur për këtë qëllim një ton evident pajtues. Nga kjo u bë mëse e qartë se në qeveri ka dhe nga ata që nuk e mbështesin pozitën, sjelljen dhe mënyrën e komunikimit të kryeministrit aktual. Në një situatë të tillë Erdoganit nuk i mbetet rrugë tjetër veçse të bëjë lëshime.

“Zëri i Rusisë”: Që në fillim të ngjarjeve të Stambollit ekspertët kanë vëzhguar me kujdes reagimin e ushtrisë turke. Tani për tani kurrfarë deklaratash në lidhje me protestat masive në vend udhëheqja ushtarake e vendit nuk ka bërë. Në qoftë se demonstratat do të vazhdojnë edhe më tej, a do të marrë ndofarë masash ushtria? Do të ndërhyjë vallë ajo në rrjedhën e ngjarjeve?

Haldun Solmaztürk: Aktualisht ndaj rreth 1000 ushtarakëve të rangut të lartë po zhvillohen procese gjyqësore. Ata janë akuzuar për tentativën e organizimit të grushtit të shtetit. Që prej disa vitesh pjesa më e madhe e tyre ndodhen në izolim (burg).

0Që në ditët e para të fillimit të protestave të Stambollit disa prej politikanëve, në veçanti, Zëvendëskryeministri Mehmet Ali Sahin, kanë argumentuar tashmë se të gjitha këto trazira janë iniciuar me qëllim të përgatitjes së terrenit për një ndërhyrje ushtarake. Ndërsa ushtria sheh në gjithë këtë zallamahi kurthin e përgatitur posaçërisht për të. Ajo është e mbushur plot vendosmëri të mos ndërmarrë hapa të tillë, që do të ndihmonin qeverinë për të dalë nga situata aktuale e tejet vështirë, në të cilën ajo e vuri vetë veten.